Rifito buzëqeshjen me dhëmbët e tu! Implanti është zgjidhja ideale për të zëvendësuar një dhëmb të munguar sepse nuk dëmton dhëmbët fqinjë dhe është i qëndrueshëm në kohë. Një implant dentar është një vidë e vogël prej titani, e dizajnuar për të zëvendësuar rrënjën e një dhëmbi natyral të munguar. Implantet dentare vendosen në kockë aty ku më parë ishin dhëmbët natyralë.
Vizitat e rregullta dentare janë thelbësore për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e dhëmbëve tuaj. Në qendrën tonë dentare ofrojmë shërbime cilësore, zgjidhje funksionale dhe estetike të avancuara dhe trajtime pa dhimbje. Për të kujdesur shëndetin e dhëmbëve dhe gojës nevojitet heqja e rregullt e gurëzave, trajtimi i problemeve të zgavrës orale dhe trajtimi i kanalit rrënjor.
Kirurgjia orale është një degë e mjekësisë dentare e lidhur me implantologjinë dhe parodontologjinë. Përfshin çdo procedurë që kërkon prerje, heqje indesh apo dhëmbësh nga zgavra orale, si nxjerrja e dhëmbëve, vendosja e implanteve dentare, heqja e indeve të sëmura nga goja, ose korrigjimin e problemeve të nofullës.
Parodontologjia është një disiplinë e mjekësisë dentare që studion sëmundjet dhe kujdesin për strukturat mbështetëse të dhëmbëve, parodontin. Parodonti është tërësia e mishrave të dhëmbëve, kockës alveolare dhe ligamentit parodontal, pra lidhjes mes dhëmbit dhe kockës alveolare. Patologjitë më të njohura janë gingiviti dhe parodontiti (parodontoza), të cilat së bashku me kariesin janë ndër sëmundjet më të përhapura të zgavrës orale në botë.
Ortodoncia është një disiplinë e specializuar e mjekësisë dentare që merret me korrigjimin e pozicionit të parregullt të dhëmbëve dhe shëndetin e gojës. Pozicioni i saktë i dhëmbëve nuk ndihmon vetëm estetikën, por është edhe masa e parë e parandalimit të kariesit dhe gingivitit, pasi mundëson pastrimin efektiv të gojës. Falë përparimit të ortodoncisë dhe profesionalizmit të specialistëve të saj, sot pothuajse s'ka probleme të pazgjidhshme.